75 Mall Live Search
17:03 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / MSH

Obama feston ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga Michelle

Ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama feston sot ditëlindjen. Ai mbush plot 61 vjeç dhe padyshim urimet kanë qenë të shumta.

Mirëpo, më i veçanti është ai i bashkëshortes së tij, Michelle, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Obamës të para shumë viteve.

“Gëzuar ditëlindjen i dashura im! Jeta me ty thjesht po bëhet më e mirë çdo vit. Ti më bën gjithmonë krenare. Të dua”, ka shkruar ajo krahas imazhit ku ish-presidenti shfaqet shumë i ri.

Ndërkohë, komentet kanë qenë të pafundme. Aq sa mes tyre ka pasur persona që kanë kërkuar që ai të bëhet sërish president.