75 Mall Live Search
13:36 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / MSH

2 Ton publikon sot hitin e radhës

Artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, 2 Ton, sot do të publikojë projektin e tij me të ri.

Si duket, vera s’ka përfunduar për 2 Tonin, i cili sivjet ka sjellur një mori melodish ritmike që janë dëgjuar kudo nga fansat.

“Emocionona” quhet kënga e re e artistit e cila do të publikohet sot në ora 16:00.

Ndërkohë, ai ka publikuar në Instagramin zyrtar të tij një sekuencë nga xhirimet.