Conte e nis ndeshjen pa transferimet e reja, ja formacionet zyrtare të Tottenham e Southampton
Premier Liga angleze vazhdon sot me ndeshje tejet interesante, ku skuadra e Tottenham Hotspur do të zhvillojë ndeshje me fillim nga ora 16:00 kundër Southamptonit.
Skuadra e Antonio Contes do të synojë me çdo kusht fitoren, që ta nisë në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Premier Ligës angleze.
Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Conte ka vendosur me cilët lojtarë do ta fillojë këtë ndeshje, ku në përbërje nuk ka inkuadruar asnjë lojtar të ri që u transferua këtë verë.
Conte ka zgjedhur që t’i besojë skuadrës së vjetër, ndërsa nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Skipp dhe Richarlison.
Në anën tjetër, për Southamptonin nuk do të paraqiten Livramento, Walcott dhe Tella.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.