75 Mall Live Search
20:38 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / Gj. Sh

Lëndimi i frikshëm i Godfrey kundër Chelseat (VIDEO)

Momentalisht është duke u zhvilluar pjesa e parë e ndeshjes mes Evertonit dhe Chelseat, ku rezultati qëndron ende i barabartë, 0:0.

Të dy skuadrat nuk kanë arritur ta gjejnë golin deri tani, pavarësisht rasteve për gol që kishin, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, trajnerit Frank Lampard i është imponuar përdorimin i një zëvendësimi, duke e larguar nga loja Ben Godfrey për Mason Holgate.

Godfrey pësoi një lëndim të frikshëm në një përballje me njërin nga lojtarët e Chelseat, ku sipas spekulimeve thuhet se ai ka thyer kyçin e këmbës.