Sezoni i ri, Man Utd i vjetër, humb nga Brighton

Manchester United ka pësuar humbje në shtëpi nga Brightoni me rezultat 1-2 në ndeshjen e parë të Premier Ligës.
Përkundër ndryshimeve që ka bërë, duke emëruar edhe Erik Ten Hag në pozitën e trajnerit, Manchester Unidet vazhdon të tregoj formën e dobët sikurse në sezonin e kaluar, shkruan Indeksonline.
Skuadra e Brigtonit kaloi në epërsi me anë të Pascal Gross në minutën e 30-të.
I njëjti futbollist, nëntë minuta më vonë dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-2 për Brightonin.
Në pjesën e dytë, Manchester United kërkoi me çdo kusht të rikthehet në lojë.
Djajtë e kuq e ngushtuan epërsin me autogolin e Mac Allister, i cili shënoi në portën e gabuar në minutën e 68-të.
Deri në fund të takimit, Manchester United e dominoi ndeshjen por nuk arritën të marrin rezultat pozitiv./Indeksonline/