75 Mall Live Search
11:06 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / A. M.

Lëkundet pozita e Allegrit në skuadër pas humbjes ndaj Atletico-s

Humbja që pësoj Juventusi nga Atletico Madrid në Torino, tregojnë që gjërat tek klubi bardh e zi nuk janë edhe aq mirë.

Sipas “Sky Sport“ , pas ndeshjes drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një mbledhje urgjente mes tyre dhe trajnerit Massimiliao Allegri, transmeton IndeksOnline.

Klubi ka kërkuar llogari nga trajneri, duke i treguar që nuk rrezikon pozitën e tij por që pozita e tij ka filluar të lëkundet disi.

Këtë javë fillon kampionati dhe siç duket skuadra e Juventus-it nuk është ende gati. Edhe pas transferimeve klubi nuk ka bërë një lojë të mirë.

Drejtuesve të klubit nuk u ka pëlqyer loja dhe rezultati, priten ndryshime në skuadër./IndeksOnline/