75 Mall Live Search
14:58 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / k.v

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’

Në orët e paradites së sotme, policia në  Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar  dy të dyshuarit  B.T., 26 vjeçar,  dhe K.T., 31 vjeçar, të dy shtetas të  Republikës së Kosovës, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Arrestimi i dy të dyshuarve është mbi dyshime të arsyeshme  për përfshirje në një rast përleshje që ishte raportuar sot në rrugën “Shala e Bajgores” në Mitrovicë, ku si pasoj  e përleshjes dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar,  i cila ka kërkuar tretman mjekësor.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, dy  të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u  është caktuar masa e ndalimit policor.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për  veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.