Bora Zemani pjesë e protestës
Pas vrasjes së Jonadës, vajzës qe u vra në bregdetin shqiptar nga Skafi që po drejtonte një zyrtar i Policisë së Elbasanit, shoqëria civile ka organizuar një protestë me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.
Pjesë e kësaj proteste ka qenë edhe moderatorja Bora Zemani së bashku me djalin e saj Arborin, transmeton IndeksOnline.
Të shumta kanë qenë reagimet e “Vip-ave“, për ketë ngjarje në rrjetet e tyre sociale, por siç duket askush tjetër nuk pati kohë për protestën./IndeksOnline/