Osasuna mposht Sevillan në ndeshjen hapëse të La Ligës

Ndeshja hapëse e La Ligës spanjolla, ka nisur me fitoren e Osasunës kundër Sevillas me rezultat 2-1.
Skuadra vendase arriti të marr tre pikë të plota nga kjo ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Osasuna e nisi më mirë këtë ndeshje duke shënuar të parët me anë të argjentinasit Chimy Avila, në minutën e 9-të.
Gëzimi i vendasve zgjati vetëm dy minuta, pasi Sevilla barazoi rezultatin me anë të futbollistit Rafa Mir.
Me rezultat të barabart 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.
Osasuna e riktheu epërsinë në minutën e 74-të, pasi Aimar Oroz ishte i sakt nga penalltia.

Në fund Oasasuna mposhti Sevillan me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga./IndeksOnline/