75 Mall Live Search
10:38 / E Diele, 14 Gusht 2022 / C E

Juventusi e dëshiron Depayn

Juventusi është vënë në lëvizje për një transferim të Memphis Depayt.

“Zonja e Vjetër” dëshiron të përfundojë sa më shpejt këtë lëvizje në transferim falas, transmeton Gazeta Express.

Negociatat janë në përfundim e sipër, teksa dokumentet do t’i dërgohen avokatëve të holandezit për t’u rishikuar.

Rrethi i Depay do të jetë në kontakt me Barcelonën për përfundimin e kontratës.