75 Mall Live Search
15:30 / E Diele, 14 Gusht 2022 / LB

Komuna e Junikut është anëtarësuar në programin e Komisionit Evropian “CIVITAS”

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka thënë se kjo komunë është anëtarësuar zyrtarisht edhe në programin e Komisionit Evropian “CIVITAS”.

Njoftimi zyrtar, sipas tij, për anëtarësimin e Junikut është bërë sot edhe në faqen zyrtare të CIVITAS, të cilin e gjeni të bashkangjitur në vijim të këtij postimi.

“Anëtarësimi në CIVITAS nënkupton mundësi të jashtëzakonshme për Komunën e Junikut, për investime strategjike në fushën e arsimit, turizmit, sigurisë publike, krijimin e vendeve të punës, digjitalizimin e shërbimeve komunale, zhvillimin e agrokulturës dhe shumë fusha tjera. Gjatë muajve në vijim, do të bëhen publike projektet konkrete që do të mbështeten nga CIVITAS për të mirën e qytetarëve të Junikut”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Komuna e Junikut është anëtarësuar zyrtarisht edhe në programin e Komisionit Evropian “CIVITAS”. Njoftimi zyrtar për anëtarësimin e Junikut është bërë sot edhe në faqen zyrtare të CIVITAS, të cilin e gjeni të bashkangjitur në vijim të këtij postimi.

Anëtarësimi në CIVITAS nënkupton mundësi të jashtëzakonshme për Komunën e Junikut, për investime strategjike në fushën e arsimit, turizmit, sigurisë publike, krijimin e vendeve të punës, digjitalizimin e shërbimeve komunale, zhvillimin e agrokulturës dhe shumë fusha tjera. Gjatë muajve në vijim, do të bëhen publike projektet konkrete që do të mbështeten nga CIVITAS për të mirën e qytetarëve të Junikut.

Deri sot, Juniku ka qenë mjaft i izoluar në kuptim të bashkëpunimit ndërkombëtar. Këtë fakt e kemi ndryshuar gjatë këtyre muajve të qeverisjes tonë komunale. Përndryshe hapja e Komunës së Junikut për bashkëpunim ndërkombëtar është mjaft i rëndësishëm pasi që në këtë mënyrë do të zhvillohen potencialet e shumta të Junikut për të mirën e qytetarëve junikas. Prandaj urime të gjithëve anëtarësimi në programin e mirënjohur të Komisionit Evropian “CIVITAS”.

R.Sh