Pse Einxhel nuk e mban rripin e sigurimit?

Einxheli dhe Dagz janë një prej çifteve më të komentuara, teksa së fundmi flitet edhe që shumë shpejt do të bëhen prindër.
Einxhel ndan shumë momente nga jeta e saj me ndjekësit në “Instgram” dhe i fundit ka qenë një replikë që i është bërë për faktin që nuk mban rripin e sigurimit në makinë. Sipas saj, nuk i lejohet për shkak të dëmtimit në krah që pësoi gjatë kohës kur ishte në shtëpinë e “BBV”.
Përmes një “Instastory” Einxheli sqaron edhe arsyet dhe tregon kategoritë që iu lejohet mosmbajtja e rripit të sigurimit.

