Reali e nis me fitore sezonin e ri (VIDEO)

Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madrid, e ka nisur me fitore sezonin e ri të La Ligës.
Mbretërit kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Almerias me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Të parët në epërsi kanë kaluar vendasit me golin e Largie Ramazani në minutën e 7-të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Ancelotit arriti ta përmbys gjithçka.
Mbretërit barazuan rezultatin me anë të Lucas Vasquezit në minutën e 61-të.
Ndërsa golin e fitorës e shënoi David Alaba në minutën e 75-të.
Ai shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua në fushë.
Në fund rezultati i ndeshjes ishte 2-1 për Real Madridin, i cili e nisi me fitore mbrojtjen e titullit në La Liga./IndeksOnline/