75 Mall Live Search
10:20 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / MSH

Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka nisur sot vizitën dy ditore në Kosovë.

Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani.

Të dy bashkë kanë parakaluar në tepihun e kuq të vendosur në sheshin e kryeqytetit.

Presidentët do të mbajnë një takim të mbyllur, e pastaj do të japin edhe deklaratë për media.

Kjo është vizita e parë e Begajt në Kosovë, që kur mori detyrën e re si president./Indeksonline/