Liverpuli barazon edhe në javën e dytë (VIDEO)

Liverpuli ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë të Premier Ligës për sezonin 2022/2023.
Skuadra e Klopp u ndal nga Crystal Palace në Anfield me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.
Wilfried Zaha në minutën e 32-të, kaloi në epërsi skuadrën e Crystal Palace.
Liverpuli barazoi rezultati me një supergol të Luis Diaz në minutën e 61-të.
Edhe pse të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi, deri në fund nuk pati gola të tjerë në këtë takim.
Vlen të theksohet se Liverpuli luajt me një lojtar më pak që nga minuta e 57-të, pasi Darwin Nunez u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Edhe pas dy xhirove në këtë sezon, Liverpuli ende nuk ka arritur të fitoj asnjërën ndeshje.
Ata kanë barazuar edhe në ndeshjen e parë kundër Fulhamit me rezultat 2-2./IndeksOnline/