Krejt çka dihet për dasmën e dytë të JLo & Ben Affleck

Ju kemi thënë që J. Lo dhe Ben Affleck do të celebrojnë dashurinë e tyre sërish, në një ceremoni ku do të marrin pjesë miqtë dhe të afërmit e çiftit? Epo, ja, erdhi dita!
Sipas “Page Six”, ceremonia do të ndodhë pikërisht këtë fundjavë dhe do të zgjasë për disa ditë. Saktësisht, nis të shtunën dhe përfundon të dielën me një piknik të këndshëm dhe barbecue.
Ç’do veshë Lopez? Një fustan nga gjiganti i modës, “Ralph Lauren” dhe e gjithë ceremonia përrallore do të dokumentohet nga “Vogue”.
Ku do të mbahet dasma? Në rezidencën e Ben Affleck në Georgia.
Ç’do të ndodhë? Nuk e diiimë, por ju sigurojmë që do të jetë fantastike!