12:43 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / A. M.

Edhe pse u lirua nga paraburgimi, Feros pritet ti shqiptohet dënimi

Ditën e djeshme reperi Fero, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka konfirmuar avokati i reperit, ndërsa ky i fundit ka publikuar foto te berberi i tij.

I pyetur se si ka arritur deri te marrëveshja, avokati potencoi se ka pasur pajtim mes palëve.

Kjo vjen në sajë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri. Siç e dimë të gjithë ngjarja e shkaktuar ka qenë falë një provokimi, jo vetëm me muzikë por edhe me gjeste që ka çuar deri edhe në agresivitetin e situatës. Dy palët janë pajtuar, Fero është shprehur i penduar për atë që ka bërë dhe kështu kanë arritur në një dakordësi dhe janë pajtuar”, ka thënë Ilir Shaqiri për Telegrafin.

Pavarësisht pajtimit, Gjykata e Gjilanit pritet t’i shqiptojë një dënim reperit gjilanas, i cili ende nuk është vendosur.

Po, dënim do të ketë, ne po e presim vendimin final ku do të na kumtohet se me çfarë dënimi do të pasojë vepra e kryer nga klienti”, përfundoi avokati i Feros.

Fero përndryshe është duke u gjykuar për veprën ‘Sulmi’, pasi në mediat online kishte qarkulluar një video e tij, ku shihej duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari në veturën e tij.