75 Mall Live Search
17:33 / E Premte, 19 Gusht 2022 / MSH

Pas raportimeve për ujë të ndotur në Dubovik, reagon KRU “Hidrodrini”

Kompania Rajonale e Ujësjellesit “Hidrodrini” ka reaguar pas lajmit të djeshëm se në fshatin Dubovik, uji i pijës është jo i pastërt.

Sipas KRU “Hidrodrini”, këtij uji i janë bërë analizat dhe se kanë rezultuar në parametra normale dhe të parrezikshme.

Ky është reagimi i plotë i Kompanisë:

NJOFTIM ME RËNDËSI – në lidhje me shqetësimin i cili është shfaqur me rastin e publikimit te informatës në portalin Indeksonline se në fshatin Dubovik, komuna Deçan ka parregullësi në ujin e pijes

Ekipi rajonal nga KRU ‘Hidrodini’ së bashku me ekipin IRSHP/IKSHPK në Pejë kanë qëndruar në terren me çrast janë marë mostrat e ujit të pijes nga sistemi i ujësjellësit në fshatrat Dubovik, Papiq, Kryshec dhe Broliq të cilat furnizohen nga i njëjti ujësjellës.

Pas mesidtës, në adresë të KRU ‘Hiodrodrini’, nga ana e IRSHP/IKSHPK kanë arrtur edhe rezultatet e mostrave të analizave fiziko-kimike, të marra në mëngjes në fshatrat e sipërpërmendur, dhe që të gjitha rezultojnë në parametrat dhe përputhje me kufinjtë e lejuar dhe Brenda standardeve të paërcaktuara.

Në komunikim me banorët e fshatit Dubovik në lidhje me rastin, asnjë nga banorët e këtij fshati nuk ka shfaqur ndonjë shqetësim për ujin e pijes. Kemi provuar të zbulojmë dhe të gjendet banori/familja e cila ka publikuar lajmin/videon me ujë të dyshimtë me qëllim që të hulumtohet dhe të merret mostra e ujit por asnjë nga banorët nuk ka ndonjë informatë apo dijeni për rastin, madje shumica prej tyre nuk ishin ne dijeni për ndonjë lajm të tillë.

Kështu, në bazë të hulumtimit dhe informatave të mbledhura, supozojmë  se informata e publikuar, është lajm i rrejshëm dhe se nuk ka ndonjë shqetësim për ujin për pije.