Channing Tatum dhe Zoe Kravitz shijojnë pushimet në Itali

Channing Tatum dhe e dashura Zoë Kravitz ndodhen me pushime në brigjet e Positano, në Itali. Çifti shkëmbyen puthje ndërsa shijuan rrezet e diellit në një jaht.
Përveç puthjeve të cilat mbizotëruan, dyshja zbriti nga jahti për të notuar. Ata u panë gjithashtu duke bërë xhiro me jetski.
Dyshja janë takuar që nga vera e kaluar dhe shpesh janë parë së bashku, nga drekat në Brooklyn deri tek shëtitjet nëpër Central Park të Manhatanit.
Gjatë muajit mars burime pranë aktores thanë për Page Six se marrëdhënia e tyre po “bëhej serioze”.
“Gjërat po shkojnë mirë me Channing dhe ajo është jashtëzakonisht e lumtur,“, thanë disa burime për këtë media.

Romanca e Kravitz me Tatum erdhi vetëm disa muaj pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Karl Glusman. Ish-çifti ishte i martuar për më pak se dy vjet përpara se t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.