Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë e ndeshjes Drita-Dukagjini, ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
Rasti i cili vlen të përmendet nga ky takim ishte goli i Marko Simonovski në minutën e 19-të, i cili u anulua shkaku pozitës jashtë loje.
Në ndeshjen tjetër mes Llapit dhe Trepçës ’89, është shënuar një gol në pjesën e parë.
Skuadra vendase është në epërsi që nga minuta e 27-të.
Golashenues ishte futbollisti Adem Maliqi./IndeksOnline/