75 Mall Live Search
01:44 / E Diele, 21 Gusht 2022 / C E

Klitchko uron Usykun: Kështu do t’i mposhtim edhe rusët

Ish-kampioni i Botës, Vitaly Klitchko ka uruar bashkombasin e tij, Olexander Usyk për suksesin ndaj Anthony Joshuas.

Kryetari aktual i kryeqytetit ukrainas ka thënë se vendi i tyre është i fortë dhe kështu do t’i mposhtin edhe rusët.

Miq! Lavdi Ukrainës! Lavdi heronjve të saj! Popullit që lartësojnë Ukrainën. Vazhdojmë të dëshmojmë se mund të fitojmë – në sport dhe në fushëbetejë. Dhe ne po fitojmë! Faleminderit Aleksandër Usiku që fitove këtë luftë kaq të vështirë! Faleminderit Anthony Joshua për dinjitetin e një sportisti të vërtetë. Ukraina është një vend i fortë. Do ti mposhtim edhe barbarët rusë! Lavdi Ukrainës së lirë dhe të denjë!”, ka shkruar Klitchko. /IndeksOnline/