Befasohet Chelsea, Leeds shënon dy gola për 4 minuta (VIDEO)

Skuadra e Chelseas është befasuar në ndeshjen e javës së dytë të Premier Ligës kundër Leeds United.
Vendasit kanë shënuar dy gola brenda katër minutave, shkruan IndeksOnline.
Brenden Aaronson, hapi llogarit e ndeshjes në minutën e 33-të, duke përfituar nga një gabim trashanik i portierit Mendy.
Vetëm katër minuta më vonë, Leeds shënoi edhe golin e dytë në këtë takim.
Ish futbollisti i Valencia, Rodrigo, shënoi golin e dytë për vendasit në minutën e 37-të.
Ishte një goditje dënimi për skuadrën e Leeds ku pas një harkimi nga Harrison, spanjolli goditi me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Me rezultat 2-0 përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes Leeds-Chelsea./IndeksOnline/