Prishtina ndalet nga Ferizaj, Gjilani mposhtë Malishevën

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e dytë të këtij kompeticioni.
Prishtina është ndalur nga skuadra e Ferizajt në udhëtim me barazim 0-0, në një ndeshje e cila pati shumë vonesa edhe për shkak të problemeve me teknologjinë VAR.
Një sfidë shumë interesante u zhvillua në Gjilan, atje ku Gjilani i Zekirja Ramadanit e mposhti Malishevën e Arsim Thaqit.
Një gol i vetëm e vendosi këtë ballafaqim, ai i minutës së 67’ të cilin e shënoi sulmuesi Solomon.
Ndeshja e cila do ta kompletojë xhiron e dytë të Superligës së Kosovës është ajo ndërmjet Ballkani dhe Drenicës që starton nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.