75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / MSH

Policia jep detaje për aksidentin në Lëbushë, ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në fshatin Lëbushë të Deçanit.

Nga ky aksident i rëndë, dy persona kanë pësuar lëndime.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 08:00, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Lëbushë, Komuna e Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë” pohoi ai.

Tutje, zëdhënësi Gashi bëri me dije se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, duke theksuar se automjetet e përfshira në aksident kanë qenë me targa të huaja./Indeksonline/