75 Mall Live Search
11:37 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / B O

Molliqaj kritikon ashpër Kurtin për dialogun me Serbinë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka pyetur Albin Kurtin se pse po hesht karshi dialogut me Serbinë.

Molliqaj ka thënë se nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.

“Dialog i mbyllur. Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi? E pasaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”. Nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.

  • Pa vizion, pa plan, pa platformë për dialog.
  • Pa platformë të miratuar në Kuvend.
  • Pa raportim në Kuvend.
  • Pa dialog me shoqërinë civile.
    Një vit e gjysmë, prej se ka filluar dialogu me Serbinë, themelon edhe kohën kur nisi tretja e Kuvendit dhe humbi rëndësia e llogaridhënies ndaj qytetarëve.
    Duke e marrë si të mirëqenë mbështetjen blanko që opozita parlamentare i dha procesit të dialogut, arroganca e pushtetit nuk pyet për gjë. Madje, nuk ka as simulim të transparencës.
    Kurti hesht, Bislimi hesht. Çka po heshtin shtrohet pyetje?” shkruan Molliqaj në reagim./Indeksonline/