Ambasadori i SHBA-së në Beograd: Duam t’i ndihmojmë Serbisë t’i realizojë qëllimet e veta

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se SHBA-ja do që ta ndihmojë Serbinë ushtarakisht për t’i realizuar qëllimet e veta.
Kjo deklaratë e Hillit u publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Serbi në Twitter përmes një videoje.
“Sa i përket asistencës ushtarake, ne duam ta ndihmojmë Serbinë, duam ta ndihmojmë që të realizojë qëllimet e veta dhe në fund të ditës, do të donim të shohim që nëse Serbia dëshiron të bëjë diçka në lidhje me raportet e sigurisë të jetë e gatshme ta bëjë”, përgjigjet Hill në një nga përgjigjet e serbëve.
Nije stvar u novčanom iznosu donacija, već u onome na čemu radimo zajedno sa Srbijom. #SADznate pic.twitter.com/y0LrRpjm1L
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) August 22, 2022