Lushaku: A e publikoi Qeveria ende listën e çerdheve të ndërtuara?
Auditori ka gjetur se nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vitin 2025 janë keqmenaxhur 3.2 milionë euro.
E lidhur me këtë ka reaguar kandidatja për deputete nga LDK-ja, Jehona Lushaku. Sipas saj auditori flet për miliona euro të menaxhuara keq, pagesa të paautorizuara dhe parregullsi serioze.
Më tutje ajo thotë se për këto të holla dikush duhet të jap llogari.
Postimi i plotë:
A E PUBLIKOI QEVERIA HALA LISTËN E ÇERDHEVE TË NDËRTUARA?
Paramendoni, Auditori paska gjetur se janë keqmenaxhuar 3.2 milionë euro nga MASHTI në 2025!
Derisa nëpër shkolla mungojnë gjërat elementare deri te sapuni, këta zgjedhin me keqpërdorë para në kosto të fëmijëve. Me pasë dashtë, me këto para ishin ndërtu disa çerdhe të reja për fëmijët e Kosovës.
Auditorit flet për miliona euro të menaxhuara keq, pagesa të paautorizuara dhe parregullsi serioze.
Ministrat Nagavci e Çeku si të pa gojë e të strukur mbrojnë keqpërdorimet me heshtje.
Për këto 3.2 milionë euro dikush duhet të japë llogari!

