75 Mall Live Search
21:18 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / Gj. Sh

Huqjet e vitit nga Abraham dhe Dybala (VIDEO)

Roma ka arritur fitore me rezultat 1-0 ndaj skuadrës së Cremoneses, në javën e dytë të Serie A.

Golin për skuadrën e Jose Mourinhos e ka shënuar Chris Smalling në minutën e 65-të, shkruan IndeksOnline.

As në këtë ndeshje nuk arriti të shënoj gol sulmuesi Paulo Dybala, i cili u transferua gjatë kësaj vere.

Argjentinasi në takimin kundër Cremoneses do të mbahet mend për huqjen e vitit.

Dybala nuk arriti të shënoj në portën e zbrazët, ai gjuajti jasht portës pas topit të kthyer nga goditja e El Shaarawyt e cila përfundoi në travers.

Edhe Abraham nuk shënoi në portën e boshatisur, ai gjuajti mbi portë nga më pak se 5 metra, ku mungoi edhe portieri kundërshtar./IndeksOnline/