75 Mall Live Search
15:13 / E Martë, 23 Gusht 2022 / LB

​Analisti britanik: Në Moskë përkrah Vulinit edhe një serbe nga Qendra e Spiunazhit në Nish

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin është shoqëruar në Moskë nga zëvendësdrejtoresha e Qendrës Humanitare ruso-serbe në Serbi, Tatjana Petkovic. Kjo ka nxitur reagimin e analistit britanik, Daniel Smith.

Ai në një cicërimë në Twitter ka parashtruar pyetjen nëse po i jepet status diplomatik qendrës së spiunazhit në Nish.

“Kjo grua e ulur pranë #Vulin (pjesë e delegacionit të tij) është Tatjana Petkovic, Ndihmës/Zëvendësdrejtoreshë e Qendrës Humanitare #Ruse- #Serbe në #Serbi. A po i jepet status diplomatik qendrës së spiunazhit në Nish?”, thuhet në cicërimën e tij.