75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 23 Gusht 2022 / B O

Në Deçan vazhdon projekti i madh, rruga me katër korsi…

Sot kanë filluar punimet në vazhdimin e ndërtimit të rrugës me katër korsi në hyrje dhe dalje të Deçanit.

Rruga do të vazhdojë përkatësisht nga vendi i quajtur tek ”Ura e Demës” deri tek rruga e Gashit (Isniq).

Lajmin e ka dhënë Hajdar Sutaj ndërsa e ka lavduar kryetarin e komunës Bashkim Ramosajn për mbajtje të premtimeve.

“Sot kanë filluar punimet ne vazhdimin e ndertimit të rruges me kater korsi, perkatesisht rruga nga ”Ura e Demës” deri tek rruga e Gashit (Isniq)
Projekt ky i premtuar nga Kryetari i Komunes z. Bashkim Ramosaj, i cili me perkushtimin e tij po bëhet realitet” shkruan Sutaj në njoftim./Indeksonline/