75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / A. M.

“Ky është turp”, gruaja e njeriut të afër të Putinit futet ‘tinëz’ në Greqi!

Edhe pse nën sanksionet e Bashkimit Evropian, bashkëshortja e zëdhënëses së presidentit rus Vladimir Putin, Tatiana Navka është filmuar në Greqi.

Bashkëshortja e Dmitry Peskov shihej gjatë pushimeve në bregdetin grek duke thyer pjata, që është një mënyrë tradicionale argëtimi atje, transmeton Indeksonline

Ndërsa, pas kritikave nga BE, grekët thonë se Navka nuk kishte hyrë në vendin e tyre, por më vonë u zbulua se ajo kishte ardhur në një nga ishujt grekë nga qyteti turk i Efesit ku ishte me pushime kur u pa në një jaht duke lundruar midis ishujve turq dhe grekë.

Dalja e saj në një nga vendet anëtare të BE-së ka hasur në kritika të shumta edhe në rrjetet sociale.

FOTO, VIDEO Nu mai este război? Soția lui Peskov a înfuriat și rușii, și ucrainenii cu postări din Grecia pe Instagram

Shumëkush pyeti veten se si u lejua të hynte në Greqi duke qenë se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin të mbuluar nga sanksionet.

“A po e filmon burri yt këtë?”, “Pse nuk je në Krime?”, “Ky është turp për Putinin dhe Rusinë”, janë vetëm disa nga komentet e shumta. /Indeksonline/