Lukashenko “tradhëton Putinin”, uron Ukrainën:Ju uroj qiej të qetë, guxim, forcë dhe sukses!

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, çuditërisht, uroi popullin ukrainas për Ditën e Pavarësisë. Bjellorusia ishte aleati kryesor i Rusisë në pushtimin e saj dhe lejoi trupat ruse të hynin në Ukrainë përtej kufirit të saj.
“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelet shekullore të marrëdhënieve të sinqerta dhe të fqinjësisë së mirë midis popujve të dy vendeve tona,” tha Lukashenko.
Ai shtoi se Bjellorusia do të vazhdojë të mbrojë “ruajtjen e marrëveshjeve, zhvillimin e kontakteve miqësore dhe reciprokisht të respektueshme në të gjitha nivelet”.
Udhëheqësi bjellorus i uroi ukrainasve “qiej paqësor, tolerancë, guxim, forcë dhe sukses në rivendosjen e një jete dinjitoze”.