75 Mall Live Search
08:32 / E Shtunë, 27 Gusht 2022 / Gj. Sh

Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjellura me rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes!