75 Mall Live Search
20:38 / E Diele, 28 Gusht 2022 / C E

Vreshtarët ankohen për mungesë tregu

Për Ferit Metkamberin, vjelja e rrushit është biznes familjar.

E në kohën e vjeljes së rrushit, Feriti nga Rahoveci, thotë se sheh mundësin të angazhoj edhe punëtorë.

Ndërsa, si rrallë herë ky vit për të ishte pa dëme atmosferike, që ia mundëson edhe kualitet më cilësor të rrushit.

E vështirësi thotë se e ka në treg.

Rahovecasi thotë se këtë vit aplikoi edhe për subvencione, por që pare nga shteti ende nuk ka marrë.

Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Berat Duraku, i tha televizionit përmes telefonit se është njoftuar nga niveli qendror për kryerjen e disa pagesave të grandeve bujqësore, por që nuk posedojnë ndonjë listë me fituesit eventual.

Klani pyeti për çmime disa nga shitësit e rrushit në rrugët e Rahovecit, ku për një gajbe ato varionin nga dy deri në katër euro.