Publikohet agjenda, Kurti takon Abdixhikun e Haradinajn në ora 15:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pritet të takoj kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovoës, Lumir Abdixhikun dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Ftesën e Kurtit për takim e ka refuzuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Këto takime po bëhen me kërkesë të kryeministrit Kurti për t’i informuar për bisedimet e zhvilluara në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Takimi i Kurtit me liderët e opozitës parlamentare mbahet në ora 15:00 në Kuvendin e Kosovës. /Indeksonline/