75 Mall Live Search
23:13 / E Martë, 30 Gusht 2022 / Gj. Sh

Chelsea mposhtet nga Southampton

Chelsea ka dështuar për të fituar në St Mary Stadium të Southamptonit ku ka humbur me rezultat 2-1. Lavia (28’) dhe Armstrong (45+1’) shënuan për Southampton. Sterling (23’) shënoi për Chelsea

Edhe një hap fals i Chelsea.

Blutë e Londrës janë duke bërë sezon me luhatje në këtë fillim, ku nga pesë ndeshje të luajtura tani kanë dy humbje, dy fitore dhe një barazim.

Chelsea ishin shumë më të mirë në fillim të pjesës së parë dhe erdhën të goli i parë në minutën e 23-të të ndeshjes. Rahem Sterling do të përfitonte nga një top i kthyer për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

Megjithatë, vendasit u kthyen shumë shpejt në lojë.

Romeo Lavia do të shënonte një gol të bukur në minutën e 28 të ndeshjes, goditjen e të cilit e kishte shumë vështirë ta priste portier i Chelsea Mendy.

Edhe një dështim i Chelsea

Chelsea ka dështuar për të fituar në St Mary Stadium të Southamptonit ku ka humbur me rezultat 2-1. Lavia (28’) dhe Armstrong (45+1’) shënuan për Southampton. Sterling (23’) shënoi për Chelsea

Edhe një hap fals i Chelsea.

Blutë e Londrës janë duke bërë sezon me luhatje në këtë fillim, ku nga pesë ndeshje të luajtura tani kanë dy humbje, dy fitore dhe një barazim.

Chelsea ishin shumë më të mirë në fillim të pjesës së parë dhe erdhën të goli i parë në minutën e 23-të të ndeshjes. Rahem Sterling do të përfitonte nga një top i kthyer për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje.https://streamja.com/embed/Av9Qm

Megjithatë, vendasit u kthyen shumë shpejt në lojë.

Romeo Lavia do të shënonte një gol të bukur në minutën e 28 të ndeshjes, goditjen e të cilit e kishte shumë vështirë ta priste portier i Chelsea Mendy.

Southampton do të insistonte edhe më shumë gjatë pjesës së parë dhe ky mundi do t’ju shpërblehej atëherë kur Armstrong shënoi golin e dytë në 46-të të pjesës së parë.

Southampton ishte shumë afër për të shënuar gol në minutën e 52-të, mos të ishte Silva që ia mohoi golin Mohamed Elyounoussi.

Nga minuta e 66-të në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja që hyri në vendin e Cesar Azpilicueta.

Pavarësisht kësaj, përpos disa daljeve të Brojës në sulm, sulmuesi shqiptar nuk erdhi të mundësia për të shënuar, ndërkaq rasti më i mirë në pjesën e dytë ishte ai i Salisusë 74-të.

Chelsea kështu humb ndeshjen e dytë në Premier Ligë në xhiron e pestë derisa është në vendin e 8-të, kurse Southampton me këtë fitore ngjitet në vendin e 7. Të dy skuadrat kanë nga 7 pikë.

Southampton i shkon Wolves në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet në vikend, kurse Chelsea do të luajë në Stamford Bridge në një derbi të radhës së Londrës, kundër West Ham United.