75 Mall Live Search
08:43 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / A. M.

Blinken i bën thirrje Serbisë ta rishqyrtojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka bërë thirrje Serbisë, që të rishqyrtojë edhe njëherë zotimin e saj për organizimin e Paradës së Krenarisë.

Blinken shkruan se liritë e tubimit paqësor dhe të shprehjes, janë komponentë thelbësorë të demokracisë së shëndetshme.

”Liritë e tubimit paqësor dhe të shprehjes janë komponentë thelbësorë të një demokracie të shëndetshme. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të rishqyrtojë zotimin e saj për të pritur #EuroPride2022. Të drejtat LGBTQI+ janë të drejta të njeriut”.