75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / C E

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella vizitë zyrtare në Tiranë në 7 dhe 8 shtator

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të mirëpresë, në dt. 7-8 shtator 2022, Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.