75 Mall Live Search
17:07 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / Gj. Sh

Goditet një qytetar në Prishtinë nga vetura, po voziste trotinetin (VIDEO)

Një qytetar është goditur nga vetura derisa ishte duke vozitur trotinetin gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, para ministrisë së Arsimit, ahkruan IndeksOnline.

Nga kjo ngjarje personi që po voziste trotinetin ka mbetur i lëndur.

Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline, ai shihet i shtrirë për toke.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe Policia e Kosovës.