75 Mall Live Search
10:27 / E Premte, 02 Shtator 2022 / B O

Trafikanti i drogës shtirej si invalid, qeni zbulon në karrigen me rrota kokainën me vlerë 1.5 milion euro

Një trafikant ndërkombëtar droge u arrestua me 13 kg kokainë në aeroportin Malpensa, Varese (Itali).

Burri, një spanjoll 30-vjeçar nga Republika Domenikane, shtirej si invalid, por karrocën e tij e kishte të mbushur me drogë.

Duke u sjellë si invalid ai merrte ndihmë të veçantë dhe përpiqej të shmangte kontrollet.

Por planët e tij nuk shkuan siç duhej pasi u kap nga nuhatja e “detektivit” Crai, qenit të njësisë së qenve të Fiamme Gialle.

Pothuajse një milion e gjysmë euro fitim do të kishte nxjerrë në treg kokaina që trafikanti kishte fshehur në mbushjen e karrocës me rrota ku ishte ulur.

Pothuajse një milion e gjysmë euro fitim do të kishte nxjerrë në treg kokaina që trafikanti kishte fshehur në mbushjen e karrocës me rrota ku ishte ulur.

Shoqëruesi i linjës ajrore, i caktuar për të ndihmuar 30-vjeçarin, u shtang dhe u largua mënjanë kur kontrollorët nxorrën kokainën nga karroca.

Në atë moment trafikanti u ngrit në këmbë duke i dhënë fund inskenimit.

I arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ai u dërgua në burgun në Busto Arsizio.