75 Mall Live Search
15:42 / E Premte, 02 Shtator 2022 / B O

Vritet me armë zjarri Ismet Çekorja, djali i tij i bëri atentat Alban Bruçit një javë më parë

Është vrarë me armë zjarri në lagjen Kiras të Shkodrës, Ismet Çekorja, babai i Barjam Çekorjas, një prej autorëve të dyshuar të atentatit 8 ditë më parë.

58-vjeçari Çekorja mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri sot rreth orës 15:00 në afërsi të shkollës veterinare, por ndërroi jetë pak çaste më pas për shkak të plagëve.

Viktima është babai i Bajram Çekorjas, i cili në mbrëmjen e 25 gushtit së bashku me Tornato Fushën qëlluan me breshëri plumbash drejt Alban Bruçit në një tentativë për ta ekzekutuar, por ky i fundit arriti të shpëtojë i palënduar.

Dyshohet se motiv i atentatit ishte një sherr i autorëve të dyshuar me Bruçin rreth dy vite më parë.

Pas ngjarjes, Ismet Çekorja deklaroi në intervistë për mediat se djali i tij ishte i pafajshëm dhe nuk kishet asnjë lidhe me atentatin.

Të dy autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia.