Kurti del në konferencë, prezanton pakon e re për përballje me inflacion

“Si Qeveri e Republikës nga fillimi i mandatit kemi mbështetur qytetarët përmes masave të ndryshme të pakos së ringjalljes ekonomike. Në vitin 2021 e mbyllëm me shpërndarjen e mbi 300 milionë eurove, ndërkohë në vitin 2022 me vlerë mbi 200 milionë euro të gjitha këto për t’i ndihmuar punëtorët dhe familjet në nevojë. Punësimin e përkrahëm pa dallim.
“Bizneset i përkrahëm përmes subvencionimit të kredive për zgjerimin e kapaciteteve. Sot po prezantojmë një pako të re. Nisur nga gjendja e rënduar me energji, sot më shumë se kurrë duhet të kursejmë. Do t’i subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë. Ne do të subvencionojmë dy fish faturën, do të procedojmë projektligjin për punën.. Për pensionistët do të ndajmë shumën prej 100 euro, kurse familjet me asistencë sociale do t’i mbështesim. Punësimin e punëtorët do t’i përkrahen. Për zyrtarët publik do t’i ndajmë nga 50 euro nga muaji shtator. Të gjithë e dini se nga të gjithë të punësuarit në Kosovë, 80 për qind janv të punësuar në sektorin privat”.
“Do t’i ndajmë 100 milionë euro për shkak të inflacionit”.