75 Mall Live Search
12:17 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / Gj. Sh

Kurti: Bërnabiqi le të hyjë në Kosovë, ta sheh sa demokratik është shteti ynë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, mund të vijë në Kosovë, që ta sheh se sa demokratik është shteti i Kosovës.

Kurti ka thënë se Bërnabiqi do të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të Beogradit, sipas marrëveshjes së arritur.

“Bërnabiqi le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd dhe le ta shohin se gjithçka po funksionon si një shtet demokratik që është një shtet më demokratik he më i pavarur se Serbia”, ka thënë Kurti.

Ai e ka konfirmuar se dy ministra të kabinetit të tij do të qëndrojnë të hënën në Luginë të Preshevës, derisa ka shtuar se edhe ai vetë planifikon të shkojë një ditë.

“Agjenda jonë qeveritare qysh më herët e ka paraparë një vizitë në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc. Zyrtarët e qeverisë do të shkojnë të hënën. Përshtypja ime është që kur e kanë kuptuar që do të shkojnë ministrat e mi atje, edhe ata kanë kërkuar që të vijë Bërnabiqi. Unë do të shkojë një ditë por nuk është vizita jonë reagim për ardhjen e Bërnabiqi”, ka shtuar ai.

Sa i përket targave, Kurti i ka ftuar qytetarët serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat e tyre në targa RKS brenda afatit deri më 31 tetor.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë, ata do të përfitojnë deri në 5.000 euro duke mos paguar akciza dhe taksa.

“Sa i përket targave, do të bëjmë më të mirë e mundshme në aspektin diplomatik e politik, i ftoj të gjithë qytetarët e komuniteti serb që t’i konvertojnë sa më parë targat sepse i kanë këto dy muaj për të përftuar deri në 5000 euro duke mos paguar TVSH, akcizë e taksë doganore, afati është 31 tetor,. Sa më parë që e bëjnë është më mijëRA edhe për ta edhe për shtetin e tyre, ata përfitojnë nga kjo nuk humbin. Bëhet fjalë për disa mijëra vetura sepse një pjesë e madje e serbëve të Kosovës tashmë i kanë targat RKS ashtu siç i kanë edhe letërnjoftimet e Kosovës”, ka thënë Kurti.