Real Madridi fiton me vështirësi ndaj Betisit

Real Madridi ka shënuar fitoren e katërt radhazi në La Liga.
“Los Blancos” mposhtën me rezultat të ngushtë 2:1 Real Betisin në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit spanjoll.
Vinicius Junior i kaloi vendasit në epërsi në minutën e nëntë të ndeshjes.
Por, vetëm tetë minuta më pas, Canales barazoi shifrat në 1:1.
Goli i fitores erdhi në minutën e 65-të, kur realizoi Rodrygo.
Me këtë fitore, Real Madridi vazhdon i vetëm në krye të tabelës me 12 pikë, tri më pak se Real Betisi që momentalisht mban pozitën e dytë.