Dardanet nisen për Poloni

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, janë nisur drejt Polonisë.
Dardanet ë martën, do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023, transmeton IndeksOnline.
Gjatë ditës së hënë, vashat nkosovare do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në Lublin, para ndeshjes së fundit ku luajnë kundër Polonisë.
Ndeshja do të zhvillohet ditën e martën në orën 18:30.
Deri më tani Kosova në kualifikimet për Kampionatin Botëror, ka grumbulluar 7 pkë nga nëntë ndeshje të luajtura./IndeksOnline/