75 Mall Live Search
08:43 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / MSH

Ruiz shumë i fortë për Ortizin

Ndeshja mes Andy Ruiz Jr. dhe Luis Ortiz morri vëmendje të madhe, pasi vuri përballë dy super boksierë të peshave të rënda.

Meçi përfundoi në favor të Ruizit, i cili dominoi dukshëm.

Kjo fitore e vë Ruizin në radhë si fitues potencial i titullit WBC, të cilin e mban Tyson Fury.

Ruiz goditi me “knockdown” Ortizin dy herë në raundin e dytë, duke e deklasuar atë pas 12 raundësh.

Pas ndeshjes, Ruiz deklaroi se meçi në fakt ishte i vështirë dhe se Ortiz është një boksier i fortë.

“Ishte një luftë e vështirë… Ortiz është një luftëtar që godet fort” deklaroi Ruiz.