Mësuesja Refiqe kërkoi ndërprerjen e grevës, ajo është anëtare e VV-së në pikën “Mati I”

Mësimdhënësja e cila sot mori fjalën në takimin ku kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari po vizitonte shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë, duke kërkuar kështu nisjen e mësimit, del të jetë edhe anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, në pikën “Mati l”.
Me datën 16 qershor, mësuesja Refiqe ka marrë pjesë në zgjedhjen e kryesisë së re të pikës ku ajo është anëtare e VV-së, “Mati I”.
Postimi i VV-së, ku mësuesja Refiqe shihet duke e hedhur votën në kuti:
Refiqe Hamiti kërkoi që të ndalet greva e nxënësit të kthehen në mësim, duke shtuar se jemi duke e humb njerëzoren.
“Të lutem i nderuar kryetar (Rrahman Jashari) mbrona edhe ngrite dinjitetin dhe kthena më mësim, jemi duke e humbur njerëzoren. Keni inate, leni këto, kthehuni në shkollë”, ka deklaruar mësimdhënësja Hamiti.

