Së shpejti nis festivali më i madh në Gjermani me yjet shqiptar dhe gjerman

Pas suksesit të festivalit të parë që stërmbushi arenën duke grumbulluar afro 7000 persona, “We Love Albania Stuttgart” do të kujdeset të sjellë mega spektakel për 6 vjetorin e tyre.
Ky mega festival do të mbahet nga data 1 dhe 2 tetor, ku do të performojnë mbi 15 artistë të estradës shqiptare si Ledri Vula, Sabri Fejzullahu, Kida, Dafina Zeqiri, Gimi O etj si dhe repera gjerman.
Eventi që startoj më 2016 me organizime të thjeshta arrin që pas 6 vitesh të sjell festivalin e radhës për shqiptarët e diasporës.
Sipas burimeve të Indeksonline, mësohet se janë shitur mbi 7000 bileta online, që i bie të jetë ky festivali më i madh shqiptar në Gjermani.