75 Mall Live Search
17:35 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / Gj. Sh

FC Prishtina dënon dhe distancohet nga përleshja mes ”Plisave” dhe ”Xhebrailave”

FC Prishtina ka dalur me një reagim për ndeshjen e cila u zhvillua të dielen mbrëma ndaj Ballkanit.

Klubi nga kryeqyteti ka dënur dhe është distancuar nga incidenti ku disa nga tifozët ”Plisat”, kanë sulmuar tifozërin mysafire ”Xhebrailat”, transmeton IndeksOnline.

”FC Prishtina i dënon fuqishëm ata që shkaktuan përleshje mes tifozervie para fillimit të ndeshjes duke u distancuar nga personat e pandërgjegjshëm e të cilët vetëm futbollit dhe klubeve tona nuk ia duan të mirën.”, thuhet ë reagimin e klubit.

Përkundër kësaj, klubi ka falënderuar tifozërin ”Plisat” dhe qytetarët e Prishtinës, të cilët e përkrahen ekipin nga tribunat pavarësiht motit të keq.

”Përkundër shiut të rrëmbyeshëm që nuk pushoi para, gjatë dhe pas ndeshjes, tifozët nuk u ndalën së përkrahuri ekipin e zemrës nga tribunat gjatë gjithë ndeshjes për çka klubi i falënderon duke shpresuar e besuar se rezultatet pozitive nuk do të mungojnë gjatë kampionatit.

Gjithashtu, FC Prishtina i falënderon me përulje edhe legjendat e klubit, futbollistët e gjeneratës së artë dhe ata që kanë kontribuuar në vitet e pasluftës e që gjetën kohë të vijnë në stadium për t’i dhënë zemër skuadrës nga afër.”, thuhet në deklaratën e FC Prishtinës./IndeksOnline/