Pogba përfundimisht nuk do të luaj në Kupën e Botës

Paul Pogba pritet të mungojë këtë vit në Kupën e Botës në Katar pasi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, konfirmoi se nuk do të luajë më për klubin deri në janar.
Pogba pësoi një dëmtim në gju në para-sezon dhe i është nënshtruar një operacioni për të rregulluar problemin. Fillimisht shpresohej se francezi do të kthehej në formë këtë muaj, por shkalla e dëmit u rrit të hënën pas një sesioni trainimi.
Mesfushori ndihmoi Francën të fitonte Kupën e Botës në Rusi katër vjet më parë, duke shënuar në fitoren 4-2 kundër Kroacisë në finale. Ai ishte gjithashtu ishte pjesë e skuadrës që fitoi Nations League tetorin e kaluar dhe arriti finalen e Euro 2016, duke humbur 1-0 kundër Portugalisë në Paris.
Pogba u rikthye me Juventusin në korrik pasi kontrata e tij me Manchester United skadoi.
“Ne do ta kthejmë atë në mënyrë realiste në janar,” tha Allegri para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së të martën mbrëma.
“Këtë mëngjes, Pogba u stërvit për herë të dytë por më pas u ndal, dhe pastaj u vendos që ai t’i nënshtrohej një operacioni. Kupa e Botës nuk është problemi im, problemi i Juventusit është se ai kthehet në janar”, shtoi trajneri italian.
Ka një shans që Pogba të jetë shëruar për Kupën e Botës, por ka shumë pak gjasa që ai të jetë në formë që të luaj. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ende nuk ka komentuar për dëmtimin e Pogbas. /IndeksOnline/